SHQIPERIA

Edi Rama reagon pas protestës në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve

Kosova.Today ·

Edi Rama reagon pas protestës në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar kundër projektit në Zvërnec, duke...

Edi Rama reagon pas protestës në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar kundër projektit në Zvërnec, duke deklaruar se Shqipëria do të ecë përpara me projektet e saj pavarësisht kundërshtimeve.

Në një mesazh të publikuar në Facebook, Edi Rama e cilësoi postimin e tij si një “video-kartolinë të pazakonshme nga Shqipëria e shqiptarëve”, ndërsa theksoi se qeveria do të vijojë zbatimin e programit për të cilin, sipas tij, ka marrë mandatin nga qytetarët.

“MIRËMËNGJES dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga ‘Shqipëria e shqiptarëve’, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkroi Edi Rama.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur debati mbi projektin në Zvërnec dhe kundërshtimet e banorëve e aktivistëve vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike.

Me pak fjalë

Edi Rama ka reaguar pas protestës kundër projektit në Zvërnec, duke theksuar se Shqipëria do të ecë përpara me projektet e saj pavarësisht kundërshtimeve. Qeveria do të vazhdojë zbatimin e programit, sipas deklaratës së tij.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet

14.11.2026

1 orë përpara Asamblesë së PS, Veliaj publikon fjalimin: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

14.11.2026

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë

13.11.2026

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”

13.11.2026