SPORTI

Ylli i Realit do të operohet, do të mungojë deri në vitin 2027

Kosova.Today ·

Raul Asencio do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në kockën e këmbës së djathtë. Mbrojtësi i Real Madridit e ka pësuar një çarje në kockë, problem që e ka shqetësuar prej disa muajsh dhe që nuk është zgjidhur me trajtimin konservativ....

Raul Asencio do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në kockën e këmbës së djathtë.

Mbrojtësi i Real Madridit e ka pësuar një çarje në kockë, problem që e ka shqetësuar prej disa muajsh dhe që nuk është zgjidhur me trajtimin konservativ.

Pas një takimi në Valdebebas mes lojtarit, stafit teknik dhe ekipit mjekësor, është vendosur që ndërhyrja kirurgjikale të jetë zgjidhja më e përshtatshme për ta zgjidhur problemin në mënyrë përfundimtare, shkruan “tuttomercatoweb”, përcjell Express.

Operacioni është planifikuar për të enjten, ndërsa Asencio pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj e gjysmë, me rikthimin e tij që mund të ndodhë në fund të vitit ose në fillim të vitit 2027.

Lëndimi i Asencios vjen në një moment delikat për Real Madridin. Mbrojtësi spanjoll ende nuk e ka luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare këtë sezon, pasi më parë e kishte pësuar një dëmtim muskulor në fund të korrikut.

Ai ishte rikthyer në listën e të grumbulluarve në shtator dhe kishte qëndruar në stol në tri ndeshjet e fundit, por pa marrë minuta.

Situata në qendër të mbrojtjes është komplikuar edhe më tej nga mungesat e tjera, duke e lënë José Mourinhon me më pak alternativa në këtë repart.

Për Asencion, ndërhyrja synon ta zgjidhë përfundimisht problemin fizik dhe t’ia mundësojë rikthimin në fushë pa e rrezikuar përkeqësimin e lëndimit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova dhe Izraeli mbyllin pjesën e parë pa gola, 0:0

14.11.2026

Lutfi Dalipi mban premtimin që ia kishte dhënë gjyshit, zgjedh ta përfaqësojë Kosovën

12.11.2026

Mungon ylli i Kombëtares, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Bjellorusisë

15.11.2026

Mungon vetëm zyrtarizimi, ky pritrt të jetë trajneri i ri i Manchester United

12.11.2026