Referendumi PD: Berisha shpall triumf kundër "narkomafisë më të rrezikshme në Evropë"

Referendumi PD: Berisha shpall triumf kundër "narkomafisë më të rrezikshme në Evropë"

Referendumi PD: Berisha shpall triumf kundër "narkomafisë më të rrezikshme në Evropë"

Një ditë pas rizgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike dhe zgjedhjes së drejtuesve të degëve, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale duke sulmuar qeverinë e Edi Rama. Ai e cilësoi votën e demokratëve si një triumf të dinjitetit dhe një goditje ndaj asaj që e quajti “narkomafia më e rrezikshme në Evropë”.

Sipas tij, procesi i votimit në PD, i zhvilluar sipas parimit “një anëtar, një votë”, përfaqëson modelin më demokratik të zgjedhjes së drejtuesve politikë, përkundër socialistëve që, sipas tij, prej 17 vitesh nuk zhvillojnë zgjedhje brenda partisë.

Deklarata e plotë e Berishës

Demokratët dje mposhtën narko-mafian më të rrezikshme në Evropë. Vota e tyre ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska.

Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica. Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, “një anëtar, një votë” – dhe me një apo disa kandidatura.

Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Evropë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.

Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin “një anëtar, një votë” në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat për deputet bazuar në demokracinë direkte (referendum)!

Por, tipike si në një diktaturë autoritare, prej tre muajsh në një aleancë të zezë, kreu i meduzës Edi Rama, narkoqeveritarët, mafia e mediave të kontrolluara nga narkoqeveria dhe kartelet e drogës i kanë kushtuar mijëra e mijëra lajme (me rekord deri në 16 të tilla në 4 orë) dhe qindra e qindra artikuj në portalet dhe gazetat e tyre, si dhe qindra debate në studiot e tyre, duke sulmuar PD-në dhe zgjedhjen e kryetarit të saj me referendum apo demokraci direkte. Ata u fokusuan në gjetjen dhe mbështetjen e kandidatëve të botës së krimit, karteleve të drogës, si Ergys Agas dhe Oltion Bistra, apo në mbështetjen e të përdorurve politikë, të cilët, pasi kalojnë në parti të tjera, urdhërohen që duhet të kandidojnë për kryetar të PD-së, madje u jepen tituj e ofiqe që kurrë nuk i kanë pasur.

Sipas Berishës, këto janë tre arsye kryesore:

  • Së pari, sepse për narkomafian shtetërore dhe mafian e mediave që ajo kontrollon, tmerri i tyre është opozita e vërtetë, mbasi është ajo dhe vetëm ajo që mund të lëkundë dhe të përmbysë pushtetin e tyre të krimit, t’u presë favoret dhe paratë e vjedhura të qytetarëve.
  • Së dyti, duke lënë mënjanë modestinë, Edi Rama, narkomafia qeveritare dhe mafia e mediave që ai kontrollon, kanë frikë nga Sali Berisha, duke e ditur se ai ka tolerancë zero ndaj krimit.
  • Së treti, ata përpiqen të mashtrojnë shqiptarët duke i bindur se problemi madhor i tyre nuk është farsa elektorale, vjedhja e miliarda eurove, plaçkitja e pasurive publike ose shpërngulja nga varfëria.

Sipas tij, për këta mafiozë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është “privatizim i partisë nga kryetari” apo “Berisha zgjedh Berishën”.

Për Edi Rama dhe aleatët e tij, vota e rreth 40 mijë demokratëve ishte një tmerr dhe dështim i tyre publik. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Evropës.

Me pak fjalë

Referendumi i organizuar nga Partia Demokratike, bazuar në parimin “një anëtar, një votë”, u cilësua nga Sali Berisha si një triumf kundër “narkomafisë më të rrezikshme në Evropë”. Ai theksoi se ky proces demokratik i kundërvihet praktikave autoritare të Partisë Socialiste, e cila prej 17 vitesh nuk zhvillon zgjedhje të brendshme. Sipas tij, sulmet e vazhdueshme të qeverisë kundër PD-së janë një dëshmi e frikës nga opozita e vërtetë që mund të përmbysë sistemin korrupt.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.