SPORTI

RESPEKT PËR MESSIN! Real Madridi i jep lamtumirën babait të Lionel Messit, Jorge

Kosova.Today ·

Real Madridi i ka shprehur ngushëllimet Lionel Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare. “Real Madrid, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve shprehin keqardhjen e tyre të thellë për ndarjen nga jeta të Jorge...

Real Madridi i ka shprehur ngushëllimet Lionel Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare.

“Real Madrid, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve shprehin keqardhjen e tyre të thellë për ndarjen nga jeta të Jorge Messit, babait të Leo Messit”.

“Klubi ynë dëshiron t’i shprehë ngushëllimet Leo Messit, familjes së tij dhe të gjithë të afërmve të tyre. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin e klubit madrilen.

Jorge Messi ndërroi jetë të premten në një spital në qytetin e tij të lindjes, Rosario, në Argjentinë, pas një sëmundjeje të gjatë.

Comunicado Oficial: fallecimiento de Jorge Messi, padre de Leo Messi.

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 8, 2026

Familja Messi kishte mbajtur kryesisht private detajet rreth gjendjes së tij shëndetësore, përpara se në fillim të kësaj vere të konfirmonte se ai po përballej me një “situatë shëndetësore”.

Jorge luajti një rol qendror gjatë gjithë karrierës së djalit të tij, jo vetëm si baba, por edhe si përfaqësues i tij dhe një prej figurave kryesore pas rrugëtimit të Lionel Messit nga Rosario drejt majave të futbollit botëror.

Pas lajmit të hidhur, bota e futbollit i ka shprehur ngushëllimet familjes Messi, e cila po përjeton humbjen e një figure që kishte qenë gjithmonë pranë yllit argjentinas dhe kishte luajtur rol të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e tij.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lara Colturi: Shqipëria fitoi historikisht në Kupën e Botës me skiat alpine

21.11.2026

Endrick në Milani? Real Madridi po bën kompromis për sulmuesin brazilian

19.11.2026

Kosova me fanellë të bardha në ndeshjen e rëndësishme kundër Irlandës

17.11.2026

Irlanda fitoi me penallti, Hajrizi karton kuq në lojën e Ligës së Kombeve

18.11.2026