SHOWBIZ

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Kosova.Today ·

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi live në New York, duke dhuruar një spektakël për mijëra fansa të mbledhur në Rockefeller Plaza. 36-vjeçarja u ngjit në skenën e emisionit të njohur të mëngjesit të NBC-së,...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi live në New York, duke dhuruar një spektakël për mijëra fansa të mbledhur në Rockefeller Plaza.

36-vjeçarja u ngjit në skenën e emisionit të njohur të mëngjesit të NBC-së, Today, si pjesë e Citi Concert Series, ku interpretoi disa prej këngëve të saj para publikut të shumtë.Pjesën më të madhe të repertorit të saj e përbënin këngët nga albumi më i fundit, “Dirty Blonde”, i publikuar në qershor të këtij viti. Ky është albumi i katërt në karrierën e Rexhës dhe njëkohësisht i pari i saj si artiste e pavarur, pas largimit nga sistemi tradicional i një kompanie të madhe diskografike

Performanca në New York vjen në një periudhë tejet aktive për këngëtaren shqiptare, e cila gjatë këtij viti ka qenë e angazhuar në promovimin e “Dirty Blonde”, duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës për koncerte dhe paraqitje publike.

Me energjinë e saj karakteristike, Rexha ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te projekti i saj i ri, ndërsa skena e Today u shndërrua në një tjetër ndalesë të rëndësishme në rrugëtimin e saj si artiste e pavarur.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arlinda shpjegon se ndjenjat për Norën nuk janë erotike, "po luajnë me emërtimet

20.11.2026

Roela Meka ndan fotografitë e para me djalin e sapolindur - Adan

19.11.2026

Anjeza reagon ndaj Fatlumit: "Të pëlqefsha kështu, nuk është fundi i botës

21.11.2026

Sinan Hoxha: "Andrra nuk merret me xhelosi për koleget e tij

20.11.2026