KOSOVA

Rezultatet e deritanishme – Ja nga sa deputetë do të kenë VV, PDK, LDK, AAK dhe tjerat

Kosova.Today ·

  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve referuar rezultateve aktuale ka publikuar ndarjen e vendeve në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje del forca më e madhe politike me 49 deputetë. Sipas të dhënave të prezantuara, Partia Demokratike e...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve referuar rezultateve aktuale ka publikuar ndarjen e vendeve në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje del forca më e madhe politike me 49 deputetë.

Sipas të dhënave të prezantuara, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me 19 deputetë.

Lista Serbe ka siguruar 9 mandate, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë 8 ulëse në legjislaturën e re.

Nga partitë e komuniteteve joshumicë, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka fituar 2 mandate, ndërsa nga një ulëse kanë siguruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Socialdemokratska Unija (SDU), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Jedinstvena Goranska Partija dhe PSA.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Jakup Krasniqi kthehet në Hagë: "Dora që s'e rrëzoi dot Serbia" - mesazh i Çlirim Hazirit

21.11.2026

Pensionet bazike të moshës dominojnë në Kosovë: 174 mijë përfitues dhe 40 mijë veteranë

22.11.2026

Kurti thirret Zelenskyt: Njohja e Kosovës do të demaskojë blofin e Putinit

20.11.2026

Deputeti australian i bëri propozim martese në Parlament

22.11.2026