SHQIPERIA

Të rinjtë në Pogradec rikthehen në bulevard pas shoqërimeve dhe përplasjeve me policinë

Kosova.Today ·

Pavarësisht se ka pasur disa të shoqëruar dhe 3 herë ndërhyrje nga policia, të rinjtë në Pogradec janë rikthyer në bulevard. Edhe pse të pakët në numër të rinjtë kanë zgjedhur të marshojnë në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”...

Pavarësisht se ka pasur disa të shoqëruar dhe 3 herë ndërhyrje nga policia, të rinjtë në Pogradec janë rikthyer në bulevard.

Edhe pse të pakët në numër të rinjtë kanë zgjedhur të marshojnë në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre në Korçë, të rinjtë e Pogradecit kanë zgjedhur që të japin një mesazh tjetër, të mos dëmtojnë pronën publike, institucionet apo shkollat por të dalin paqësisht për të ardhmen e tyre dhe të drejtat e tyre të mohuara sipas tyre.

Nxënësit thanë se ka pasur edhe shumë të rinj të tjerë që kanë dashur të dalin dhe ti bashkohen marshimit por nuk janë lejuar nga shkollat.

Në radhët e tyre munguan fëmijët problematikë apo 13 e 14 vjeçarët të cilët në disa raste siç ndodhi në Korçë bëhen të dhunshëm duke thyer objekte publike dhe xhama. Të rinjtë thanë se do të punojnë për organizimin e radhës për ditën e hënë, me shpresën se edhe shumë të tjerë të rinj do tu bashkohen.

The post Të rinjtë në Pogradec rikthehen në bulevard pas shoqërimeve dhe përplasjeve me policinë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Reshjet në Shkodër: Problemet me energjinë në Vaun e Dejës dhe Malësi e Madhe

26.11.2026

Shegët në Lumas kalbën në pemë: çfarë ka të bëjë me çmimet dhe mungesën e tregut?

24.11.2026

Shqiptarë në arrest në Britani: Hoxhaj lëmon fjalin drejtësisë për tentimin e vjedhjes së rezidencës së William dhe Kate

25.11.2026

Marta Kos në Tiranë: Takime me Ramën dhe institucione për integrimin e Shqipërisë në BE

25.11.2026