SHQIPERIA

“Zëri i të rinjve të dëgjohet”- Princ Leka në krah të protestave studentore

Kosova.Today ·

Princ Leka në emër të Oborrit Mbretëror Shqiptar ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke bërë thirrje qe zëri i të rinjve të dëgjohet. Në reagim Princ Leka ngre shqetësimin për raportimet mbi...

Princ Leka në emër të Oborrit Mbretëror Shqiptar ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke bërë thirrje qe zëri i të rinjve të dëgjohet. Në reagim Princ Leka ngre shqetësimin për raportimet mbi dhunën dhe pretendimet për keqtrajtim nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Princ Leka thekson se qëndron në krah të studentëve në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar dhe kërkon që institucionet përgjegjëse të garantojnë sigurinë e tyre.

Sipas Oborrit Mbretëror, pamjet filmike dhe fotografitë e publikuara duhet të shqyrtohen nga institucionet përkatëse, në mënyrë që çdo rast i dyshuar për abuzim me detyrën të verifikohet dhe përgjegjësit të përballen me ligjin.

“I nxisim studentët t’i bëjnë të njohura shqetësimet e tyre edhe përtej kufijve të Shqipërisë, duke informuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke përcjellë me vërtetësi dhe përgjegjësi atë që shohin dhe përjetojnë në terren. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe realiteti të pasqyrohet me ndershmëri.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të tregojë përmbajtje dhe profesionalizëm. Autoritetet kanë detyrimin të mbrojnë qytetarët, jo t’i intimidojnë apo të përshkallëzojnë tensionet përmes përdorimit të tepruar të forcës. Çdo sjellje e papërshtatshme duhet të bëhet objekt i llogaridhënies“, thuhet ne reagim.

princ leka


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Komisioni i Venecias në Shqipëri: Ekspertët diskutojnë reformën zgjedhore dhe financimin e partive

26.11.2026

Arrestuar në Kosovë: Trafikim i të miturve, 13-vjeçarja e gjetur në Tiranë

24.11.2026

Vetmia e të moshuarve në Pogradec: Mungesa e kujdesit dhe pasiguria për të ardhmen

25.11.2026

Arjola Byzyka kryen drejtimin e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, shërbimet do të jenë falas nga 2027

25.11.2026