SPORTI

Ronaldo nuk ndalet, arrin në 978 gola në karrierë – 1000-shi po afrohet

Kosova.Today ·

Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shkruajë historinë e futbollit, duke arritur në kuotën e 978 golave në karrierë pas golit të shënuar ndaj Al-Taawonit. Superylli portugez realizoi golin e fitores për Al-Nassrin, që triumfoi 2:1 ndaj Al-Taawonit...

Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shkruajë historinë e futbollit, duke arritur në kuotën e 978 golave në karrierë pas golit të shënuar ndaj Al-Taawonit.

Superylli portugez realizoi golin e fitores për Al-Nassrin, që triumfoi 2:1 ndaj Al-Taawonit të premten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të elitës së futbollit arab.

Ronaldo e vulosi fitoren e skuadrës së tij në minutën e 50-të, ndërsa golin e parë për Al-Nassrin e shënoi Samu Costa.

Për 41-vjeçarin ky ishte goli i dytë në këtë edicion.

Me 978 gola të realizuar gjatë karrierës së tij, Ronaldo tani është vetëm 22 gola larg shifrës magjike të 1,000 golave, një tjetër rekord që synon ta arrijë në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

https://x.com/FutbolHub_/status/2093417434199789881


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shaqiri: Festimi me shqiponjë ndaj Serbisë ishte emocion, jo provokim

19.11.2026

Manchester United: Buxheti 600 milionë € për transferime të madhë në janar

20.11.2026

Barcelona dhe Interi në negociata për Bastoni: Çfarë do të bëjë mbrojtësi italian?

20.11.2026

Kosova vs Irlanda: Formacioni i detyrueshëm për vendin e dytë në Ligën e Kombeve

17.11.2026