SHOWBIZ

Ronela Hajati reagon ndaj komenteve me gjuhë urrejtjeje: Më vjen turp t’i lexoj, jo më t’i shkruaj

Kosova.Today ·

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas saj, po dominojnë gjithnjë e më shumë rrjetet sociale. Artistja ndau një mesazh në InstaStory, ku shprehu...

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas saj, po dominojnë gjithnjë e më shumë rrjetet sociale.

Artistja ndau një mesazh në InstaStory, ku shprehu hapur zhgënjimin për nivelin e komunikimit virtual, duke theksuar se shpesh mbetet e tronditur nga fjalori dhe mënyra se si njerëzit zgjedhin të shprehen në internet.

“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur”, ka shkruar Ronela.

 Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Më tej, këngëtarja u shpreh se i vjen neveri kur sheh sulmet dhe komentet fyese që u drejtohen personazheve publike, duke lënë të kuptohet se klima e urrejtjes në platformat sociale ka kaluar çdo kufi.

Në fund të reagimit të saj, Ronela pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për ata që shpenzojnë kohën duke sulmuar të tjerët në internet.

“Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull”, përfundoi ajo.
Reagimi i artistes ka ngjallur diskutime mes ndjekësve, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe kulturën e komunikimit në rrjetet sociale.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj

15.11.2026

Dalin FOTOT e banorit të Big Brotherit me të dashurën e re – qenka një super-vajzë

10.11.2026

E papritur – Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës

11.11.2026

Ganimete Musliu për herë të parë bën rrëfimin prekës, tregon pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë kurrë

14.11.2026