BOTA

Rrëmbehet avioni në Holandë? Situatë e dyshimtë, rrethohet aeroporti (FOTO) 

Policia Ushtarake Mbretërore Holandeze po heton një “situatë të dyshimtë” në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit, tha një zëdhënës për CNN. Ende nuk konfirmohet por flitet për rrëmbimin e një avioni në aeroportin e Amsterdam Schiphol.

Incidenti mendohet se ka ndodhur në në një aeroplan të Air Europe që udhëtonte për në Madrid e që kishte të paktën 27 persona në bord. Fluturimi UX1094 duhej të nisej për në Madrid në orën 19:10. Bëhet fjalë për një Airbus A330-200 i linjës ajrore spanjolle Air Europa, e cila është pjesë e SkyTeam. Alarmi u dha rreth orës 19:30 sipas orës lokale.

“Ekziston një situatë e dyshimtë dhe kjo është gjithçka që mund të them,” tha një zëdhënës i policisë ushtarake. Ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Raportohet jozyrtarisht se pasagjerët dhe ekuipazhi janë evakuuar në mënyrë të sigurtë nga avioni. Fotografitë nga vendngjarja treguan turma njerëzish në aeroport dhe polici të armatosur pas një kordoni.

Aeroporti “Amsterdam’s Schiphol” në kryeqytetin e Holandës është..

Loading...

Aeroporti “Amsterdam’s Schiphol” në kryeqytetin e Holandës është i treti më i ngarkuari i Evropës, pas aeroportit të “Heathrow” në Londër dhe Aeroportit “Charles de Gaulle” në Paris.

Ndërkohë pasagjerët dhe ekuipazhi janë evakuuar në mes të njoftimeve që një njeri me thikë u përpoq të rrëmbejë avionin. “Ekziston një situatë e dyshimtë dhe kjo është gjithçka që mund të them,” tha një zëdhënës i policisë ushtarake.

Aeroporti është i treti më i ngarkuari i Evropës, pas aeroportit të Heathroë të Londrës dhe Paris Charles de Gaulle.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Rrëmbehet avioni në Holandë? Situatë e dyshimtë, rrethohet aeroporti (FOTO)  Rrëmbehet avioni në Holandë? Situatë e dyshimtë, rrethohet aeroporti (FOTO) Rating: 5.0
To Top