Rreth 900 ushtarë izraelitë të vrarë në luftën në Gaza
Ushtria izraelite publikoi numrin e saj të parë zyrtar të vdekjeve që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, duke njoftuar se 891 oficerë dhe ushtarë janë vrarë, raporton e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth. Ky është numri më i lartë i anëtarëve ushtarakë të vrarë që nga lufta e Yom Kipur në 1973. Gjatë [...]Read More...

Ushtria izraelite publikoi numrin e saj të parë zyrtar të vdekjeve që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, duke njoftuar se 891 oficerë dhe ushtarë janë vrarë, raporton e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth.
Ky është numri më i lartë i anëtarëve ushtarakë të vrarë që nga lufta e Yom Kipur në 1973.
Gjatë 10 viteve para luftës aktuale, gjithsej 152 ushtarë izraelitë u vranë, përfshirë gjatë Operacionit Protective Edge në verën e vitit 2014.
Ndërkohë, Radio Ushtria Izraelite raportoi se 28 ushtarë izraelitë kanë kryer vetëvrasje që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 16 rezervistë, numri më i lartë në 13 vjet./abcnews.al