KOSOVA

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

Kosova.Today ·

Të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara janë ndërprerë deri në një njoftim të ri “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye të sigurisë” – tha në një deklaratë Administrata Federale e Aviacionit. Shkaktari i kësaj mase...

Të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara janë ndërprerë deri në një njoftim të ri “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye të sigurisë” – tha në një deklaratë Administrata Federale e Aviacionit.

Shkaktari i kësaj mase nuk ishte menjëherë i qartë, por një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit tha se ekziston një problem në komunikim që po i prek Qendrat e Kontrollit të Trafikut Ajror, të cilat i menaxhojnë fluturimet në mbarë vendin, raporton televizioni CNN.

“Trafiku duhet të mbetet i ndërprerë deri në një njoftim tjetër. Fluturimet ndërkombëtare do të menaxhohen veç e veç” – thuhet më tej në deklaratë.

Hera e fundit që ishte marrë vendim për ndërprerjen e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së ishte në janarin e vitit 2023, kur kishte rënë sistemi për njoftimin e pilotëve.

Para këtij rasti, hera e fundit kur ishte lëshuar urdhër për ndërprerjen e të gjitha fluturimeve ishte pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kuvendi miraton marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

13.11.2026

Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik

12.11.2026

​Rrustem Mustafa insiston në marrëveshje politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

12.11.2026

Shtyhet seanca e Kuvendit për nesër, Haxhiu: Nuk është serioze të pres deri në pafundësi

12.11.2026