“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Tafilaj: Jo mishit të kuq

Vilma Tafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë, në mënyrë që të mbajmë peshën trupore normale. Tafilaj,u shpreh se duhet reduktuar ndjeshëm konsumi i mishit të kuq, pasi çdo kafshë merr antibiotikë. Kjo gjë, bën që njeriu të krijojë rezistencë ndaj antiobiotikëve në […]

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Tafilaj: Jo mishit të kuq

Vilma Tafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë, në mënyrë që të mbajmë peshën trupore normale.

Tafilaj,u shpreh se duhet reduktuar ndjeshëm konsumi i mishit të kuq, pasi çdo kafshë merr antibiotikë. Kjo gjë, bën që njeriu të krijojë rezistencë ndaj antiobiotikëve në trup për shkak të mishit që konsumon.

“Çdo kafshë merr antibiotikë, të cilat nëpërmjet mishit të kuq ti i merr në trupin tënd. Pra, ti krijon rezistencë ndaj antibiotikëve në trupin tënd vetëm nga mishi që konsumon. E dyta, mishi nuk piqet në temperatura optimale, por piqet në temperatura shumë të larta që krijojnë lëndë kancerogjene sepse digjet. Më i miri është peshku, e peshku duhet të jetë peshk i përzgjedhur sepse mund të ketë sasi të larta të mërkurit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, këshillë për të mos u tepruar me sasinë e frutave dhe perimeve, pasi edhe pse janë ushqime të dhuruara nga natyra, përmbajnë sheqerna, që çrregullojnë metabolizmin e njeriut, madje mund të rezultojnë në obezitet apo diabet.

“Frutat dhe perimet, ato që janë me ngjyra më të errëta sugjerohen, por dhe të frutat ka disa kundërshtime. Sepse frutat dhe disa lloje perimesh që kanë përmbajtje më të lartë sheqeri, sado që është sheqer natyral që ty ta jep natyra, por ti çrregullon metabolizmin e trupit dhe prodhimin e insulinës. Pra, ti rrit rezistencën insulinike, që më pas ti bëhesh diabetik, bëhesh obez, shkakton probleme me metabolizmin tënd, akrdiovaskulare…”, sqaron ajo.

Habitëse vjen dhe deklarata e  kirurges lidhur me konsumin e rrepave të kuqe, pasi edhe pse ato njihen për antioksidantet,

“Tek perimet, ëhstë rrepja e kuqe, që ka përmbajtje shumë të lartë sheqeri. Janëpo aq antioksidative dhe shumë të mira, sa kanë dhe shqer që ne nuk duhet ta marrim”, tha ajo,

Thelbi nuk është mos konsumimi i këtyre ushqimeve, por marrja e tyre me sasi të moderuar.