BOTA

“Rrinim në tokë si kufoma”/ Rrëfimet e llahtarshme të të mbijetuarave të kampeve të tmerrit (FOTO)

Në 1971, gjatë luftës nëntë-mujore që i dha Bangladeshit pavarësinë nga Pakistani i atëhershëm Perëndimor, katër motra – Amina, Maleka, Mukhlesa dhe Budhi Begum – u rrëmbyen nga ushtarët pakistanezë dhe bashkëpunëtorët lokalë.

Ato ishin në mesin e mbi 200,000 grave të mbajtura në kampet e tmerrshme të përdhunimit, ndërsa përjetuan edhe paraburgimin për dy muaj e gjysmë. «Njëzet e dy prej nesh do të shtriheshin si kufoma në atë dhomë”, thotë për the Guardian Maleka ndërsa sqaron se motra e saj më e madhe Buhdi, vdiq para se të lëshoheshin.

“Ajo nuk po i duronte dot më dhimbjet”, rrëfen gruaja mes lotësh. Ushtarët për më tepër i merrnin gratë me vete kudo që shkonin e i përdornin si mburoja njerëzore. Tregimet e motrave janë pjesë e dokumentarit të Leesa Gazi, fitues i një sërë çmimesh, ‘Rising Silence’, i shfaqur të martën në Londër, i cili mbledh dëshminë e disa prej femrave që janë akoma gjallë.

Ajo që këto gra kishin përjetuar është në fakt, një prej rasteve të para të regjistruar..

Loading...

Ajo që këto gra kishin përjetuar është në fakt, një prej rasteve të para të regjistruara në shekullin e XX-të të shembujve që tregojnë se përdhunimi është përdorur si armë lufte. Filmi dokumentar është shfaqur deri tani në Bangladesh, Islandë, Itali dhe Holandë e ka fituar një sërë çmimesh, më të fundit e të cilave në Asian Media Awards.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Rrinim në tokë si kufoma”/ Rrëfimet e llahtarshme të të mbijetuarave të kampeve të tmerrit (FOTO) “Rrinim në tokë si kufoma”/ Rrëfimet e llahtarshme të të mbijetuarave të kampeve të tmerrit (FOTO)Rating: 5.0
To Top