Rriten shqetësimet/ Suedia mbyll përkohësisht ambasadën në Liban
Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom, ka njoftuar se vendi ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën suedeze në Bejrut për shkak të rreziqeve të sigurisë. Gjatë një pronocimi për kanalin suedez ‘TV4’, Billstrom u shpreh se vendimi për të mbyllur ambasadën gjatë gjithë muajit gusht është për shkak të përkeqësimit të situatës [...]Read More...
Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom, ka njoftuar se vendi ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën suedeze në Bejrut për shkak të rreziqeve të sigurisë.
Gjatë një pronocimi për kanalin suedez ‘TV4’, Billstrom u shpreh se vendimi për të mbyllur ambasadën gjatë gjithë muajit gusht është për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.
Ai shtoi se zyrtarët udhëzuan diplomatët në Bejrut të largohen nga Libani, si dhe njoftoi se diplomatët do të vendosen përkohësisht në Qipron Greke.
Billstrom theksoi se mbyllja e përkohshme mund të zgjatet nëse është e nevojshme bazuar në situatën e sigurisë.
Shefi i diplomacisë suedeze lëshoi një paralajmërim më 27 korrik që theksoi rrezikun e konfliktit në rajon dhe tha se për shkak të situatës së rrezikshme dhe të paparashikueshme në Liban, qeveria rekomandon që shtetasit suedezë të largohen nga vendi.
“E kam thënë disa herë dhe e them përsëri. Është e nevojshme që qytetarët suedezë të largohen nga Libani dhe të përmbahen nga udhëtimi në vendin në fjalë”, shkroi Billstrom në rrjetin social “X” (më parë Twitter).
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk