Rruga e vështirë e Maqedonisë së Veriut mes BE-së dhe Moskës
Rruga e vështirë e Maqedonisë së Veriut mes BE-së dhe Moskës
Për Ballkanin Perëndimor ekzistojnë dy rrugë: ose drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ose drejt ndikimit të Kremlinit në Moskë. Për të kuptuar më mirë këtë dilemë, do të fokusohemi te qëndrimet zyrtare dhe mesazhet e dhëna së fundmi nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Ballkan.
Shqipëria dhe Kosova e kanë zgjidhur prej kohësh orientimin e tyre, duke zgjedhur qartë dhe unanimisht Familjen e Madhe Evropiane. Megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Këto konkluzione rrjedhin nga vëzhgimet dhe analizat e deklaratave politike dhe institucionale. Për Serbinë, një shembull i freskët është anulimi i takimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me Kryeministrin serb. Arsyeja? Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, atë ditë zhvilloi takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov. Anulimi i takimit u konfirmua nga zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer, për Radion Evropa e Lirë.
Mesazhi është i qartë: ose me BE-në, ose me Rusinë. Nuk ka një rrugë të mesme.
Sigurisht, përveç orientimit politik, Serbia duhet të përmbushë dhe shumë kritere të tjera, përfshirë njohjen e pavarësisë së Kosovës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj.
Kah po shkon Maqedonia e Veriut?
Duke qenë shqiptar autokton nga ky shtet, natyrshëm fokusohem te zhvillimet politike, shoqërore dhe euroatlantike. Në shkrimet e mia të mëparshme kam argumentuar se krizat në Maqedoninë e Veriut mund të zgjidhen vetëm përmes ndryshimeve radikale në mendësi dhe në veprimet e klasës politike.
Pa ndryshime kushtetuese, ku shqiptarët etnikë të jenë popull shtetformues, nuk ka zgjidhje për krizën. Fatmirësisht, qëndrimet e mia përputhen me ato të BE-së. Presidentja von der Leyen deklaroi: "Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme dhe janë në interes të Maqedonisë së Veriut."
Ajo na tha qartë: Nëse dëshironi të ecni përpara si shtet, duhet të ndiqni udhëzimet tona—ndryshoni kushtetutën, respektoni të drejtat kolektive të etnive dhe zgjidhni çështjet me fqinjët.
Gjithashtu, qëndrimet e mia lidhur me rëndësinë e korridorit 8 dhe rrezikun e aksit pansllavist përputhen me qëndrimet e Komisionit Evropian.
Presidentja von der Leyen nënvizoi rëndësinë e projekteve infrastrukturore, duke përfshirë korridorin 8 dhe zhvillimin e energjisë së rinovueshme.
Çfarë duhet të bëjë klasa politike?
Maqedonasit duhet të kuptojnë se realitetet e reja kërkojnë sjellje të reja. Ata nuk mund të vazhdojnë të sillen si zotër të shtetit. Ndërsa klasa politike shqiptare duhet të unifikohet dhe të kthejë dinjitetin e shqiptarëve.
Nëse maqedonasit vazhdojnë të refuzojnë ndryshimet kushtetuese dhe të shpërfillin rekomandimet e BE-së, ata do të përballen me pasoja. Nëse klasa politike shqiptare nuk këmbëngul për të drejtat etnike të shqiptarëve, do të humbasë mundësinë historike.
Koha është flori, dhe është momenti për veprime konkrete, jo fjalë të kota apo justifikime.
Nëse maqedonasit nuk pranojnë, atëherë partitë shqiptare duhet të braktisin parlamentin dhe ta shohim sa do të rezistojë Mickovski dhe LSDM-ja.
Klasa politike shqiptare ka detyrim moral, politik dhe kombëtar që të sigurojë të drejta të barabarta për shqiptarët.
Përfundimisht, drejtimi i Maqedonisë do të varet nga veprimet që do të ndërmerren tani. Nëse kushtetuta nuk ndryshohet, nëse shqiptarët nuk bëhen popull shtetformues, dhe nëse nuk zgjidhen çështjet me fqinjët, atëherë Maqedonia ka zgjedhur regresin dhe dështimin si shtet. Ndërsa orientimi drejt BE-së hap një faqe të re të zhvillimit dhe prosperitetit.
Uroj të ndodhë kjo e fundit, sepse orientimi drejt Moskës do të ishte katastrofë për Maqedoninë.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ballkanin Bashkimin Evropian Kremlinit Presidentja Komisionit Ursula Leyen Ballkan Shqip Kosova Familjen Madhe Evropiane Megjithat Maqedonin Veriut Serbin Presidentes Kryeministrin Arsyeja Kryeministri Millosh Zhvillimit Ekonomik Rusis Maksim Reshetnikov Anulimi Mamer Radion Evropa Mesazhi Rusin Sigurisht Serbia Kosov Maqedonia Fatmir Ndryshimet Maqedonis Gjithashtu Ccedil Maqedonasit Mickovski Klasa
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ballkanin Bashkimin Evropian Kremlinit Presidentja Komisionit Ursula Leyen Ballkan Shqip Kosova Familjen Madhe Evropiane Megjithat Maqedonin Veriut Serbin Presidentes Kryeministrin Arsyeja Kryeministri Millosh Zhvillimit Ekonomik Rusis Maksim Reshetnikov Anulimi Mamer Radion Evropa Mesazhi Rusin Sigurisht Serbia Kosov Maqedonia Fatmir Ndryshimet Maqedonis Gjithashtu Ccedil Maqedonasit Mickovski Klasa