Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme por me borë, pajisjet dimërore janë të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar të dielën se të gjitha rrugët drejt pikave kufitare janë të kalueshme, por që janë të mbuluara me dëborë. Në njoftimin e mëngjesit rekomandohet që drejtuesit duhet të kenë pajisje dimërore, për shkak të borës në disa segmente rrugore. Në rrugët Mitrovicë – Bërnjak, Gjakovë – […] The post Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme por me borë, pajisjet dimërore janë të domosdoshme appeared first on Albinfo.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar të dielën se të gjitha rrugët drejt pikave kufitare janë të kalueshme, por që janë të mbuluara me dëborë.
Në njoftimin e mëngjesit rekomandohet që drejtuesit duhet të kenë pajisje dimërore, për shkak të borës në disa segmente rrugore.
Në rrugët Mitrovicë – Bërnjak, Gjakovë – Qafë Morinë, Gjakovë – Qafë e Prushit, Gjilan – Dheu i Bardhë, Mitrovicë – Jarinje, Pejë – Kullë, Prishtinë – Mutivodë, Gjilan – Muçibabë, Podujevë – Merdarë, Stançiq – Gjilan, Prizren – Vërmicë ka borë, por pa prani të akullit apo pengesave si rrëshqitje dheu.
The post Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme por me borë, pajisjet dimërore janë të domosdoshme appeared first on Albinfo.