KOSOVA

Rrustemi i VV-së: Ende kemi shans ta gjejmë një president dhe t’i shmangim zgjedhjet

Kosova.Today ·

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se qëllimi i VV-së është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe gjetja e një dakordimi për zgjedhjen e presidentit. Rrustemi tha se vendi aktualisht nuk është në një situatë ku mund...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se qëllimi i VV-së është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe gjetja e një dakordimi për zgjedhjen e presidentit.

Rrustemi tha se vendi aktualisht nuk është në një situatë ku mund të funksionojë normalisht pa institucione të plota dhe se, pa një dakordim për presidentin, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Vendi nuk është në këtë kontekstin aktual, nuk është institucion në vetvete. Pa një dakordim për presidentin, shkojmë në zgjedhje. Do të konstituohet Kuvendi, por po them, në këtë proces që jemi, Kuvendi pa dakordim për presidentin nuk do të ekzistojë më si Kuvend, se do të shpërndahet para 60 ditëve”, tha Rrustemi.

Ai iu përgjigj edhe kritikave të opozitës se Kuvendi është dashur të konstituohet më herët.

“Na kanë akuzuar pse s’u konstitu më parë. Po të ishte konstituuar në atë afatin që pretendonte opozita, pardje ishte dashur të shpallen zgjedhjet. A e dini këtë punë?”, u shpreh Rrustemi.

Sipas tij, aktualisht ende ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje për presidentin dhe për ta shmangur shkuarjen në zgjedhje.

“E sot kemi hala shans me gjetë një president. Domethënë, ne po pretendojmë për t’i dhënë shans procesit për ta gjetur presidentin, për t’i shmangur zgjedhjet”, deklaroi Rrustemi në “Politiko”.

The post Rrustemi i VV-së: Ende kemi shans ta gjejmë një president dhe t’i shmangim zgjedhjet appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror

14.11.2026

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij

15.11.2026