SHQIPERIA

Ruçi e thotë troç, mbijetesa e Shqipërisë e lidhur me SHBA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur në një takim ambasadoren e re të SHBA Yuri Kim. Ruçi ka thënë se falë SHBA Shqipëria sot ka përfituar shumë dhe jo vetëm ka mbijetuar duke i mbajtur gjallë frymën e lirisë për shqiptarët.
Pa SHBA nuk do të kishte Shqipëri në NATO, nuk do të kishte reforma të suksesshme si dhe nuk do të kishte Kosovë të pavarur thotë Ruçi. Po ashtu ai thotë se SHBA po ndihmon në nxitjen e integrimit europian të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit vuri në dukje miqësinë e fortë që lidh popujt dhe vendet tona dhe nënvizoi se “Kjo miqësi i ka rrënjët në mbrojtjen prej Shteteve të Bashkuara të fateve, integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë në momentet kyçe të historisë së vendit.
Sipas Ruçit, mbijetesa e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbështetjen dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar që po festojmë këto ditë është një rast për të kujtuar shpëtimin nga ShBA dhe Presidenti Ëillson të Shqipërisë ..

Loading...

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur në një takim ambasadoren e re të SHBA Yuri Kim. Ruçi ka thënë se falë SHBA Shqipëria sot ka përfituar shumë dhe jo vetëm ka mbijetuar duke i mbajtur gjallë frymën e lirisë për shqiptarët.

Pa SHBA nuk do të kishte Shqipëri në NATO, nuk do të kishte reforma të suksesshme si dhe nuk do të kishte Kosovë të pavarur thotë Ruçi. Po ashtu ai thotë se SHBA po ndihmon në nxitjen e integrimit europian të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje miqësinë e fortë që lidh popujt dhe vendet tona dhe nënvizoi se “Kjo miqësi i ka rrënjët në mbrojtjen prej Shteteve të Bashkuara të fateve, integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë në momentet kyçe të historisë së vendit.

Sipas Ruçit, mbijetesa e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbështetjen dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar që po festojmë këto ditë është një rast për të kujtuar shpëtimin nga ShBA dhe Presidenti Ëillson të Shqipërisë prej copëtimit para një shekulli

Ruçi tha se kontributin e madh të kampionit të demokracisë për të mbajtur gjallë frymën e lirisë të shqiptarët, mbështetjen e Shqipërisë gjatë tranzicionit demokratik, kontributin unikal të ShBA në pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mbështetjen e integrimit europian të vendit si edhe për kryerjen e reformave të rëndësishme për fuqizimin e sistemit demokratik, zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë”.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vuri në dukje edhe kontributin e pazëvëndësueshëm të ShBA për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon si edhe për nxitjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ruçi e thotë troç, mbijetesa e Shqipërisë e lidhur me SHBA Ruçi e thotë troç, mbijetesa e Shqipërisë e lidhur me SHBARating: 5.0
To Top