Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ajo tregon se për shkak të lidhjeve të saj romantike, ka marrë jo pak komente ofenduese në rrjetet sociale. “Ish-at e mi janë bërë hit”, u […]
Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ajo tregon se për shkak të lidhjeve të saj romantike, ka marrë jo pak komente ofenduese në rrjetet sociale.
“Ish-at e mi janë bërë hit”, u shpreh, teksa pranoi se deri diku komentet i pëlqenin.
Rudina Dembacaj: Blendi t’i more shembull Eva Muratin, por ti nuk e ke idenë, ia kaloj nja 5 miliardë herë Evës për komentet që më kanë ardhur për jetën personale.
Blendi Fevziu: Çfarë të thonë me aman?!
Rudina Dembacaj: Ka njerëz që përfitojnë nga kjo gjëja, ka njerëz ku të hanë nga një ‘copë tortë’, të gjithë në garë për vëmendje. Të ‘mjerët’ kërkojnë vëmendje nga asgjëja. Kanë pasur një kontakt të caktuar me mua në një pikë të jetës dhe shfrytëzojnë gjatë gjithë kohës atë gjë për të marrë vëmendje dhe për të krijuar vëmendje, më të marrë famë. Merren me ish-at e mi, janë bërë hit. Se unë i bëj edhe publike gjërat!
Blendi Fevziu: Po ty ç’të duhet?! Ti e kruan vetë!
Rudina Dembacaj: Pikërisht pra se mua deri diku edhe më pëlqejnë këto komente.
