Rukiqi-Muratit: Është fakt i pamohueshem që Trusti ka pas humbje gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit tuaj!
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se ‘fitimi i Trustit ka kapur shifrën 203 milionë euro për 9 muajt e parë të vitit 2024’ Rukiqi në reagimin e tij në Facebook ka thënë se është fakt i pamohueshëm qe Trusti ka
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se ‘fitimi i Trustit ka kapur shifrën 203 milionë euro për 9 muajt e parë të vitit 2024’
Rukiqi në reagimin e tij në Facebook ka thënë se është fakt i pamohueshëm qe Trusti ka pas humbje gjysëm milioni euro në ditë.
“Për Ministrin e propagandës.Po, është fakt pamohueshem qe Trusti ka pas humbje, gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit të juaj personal për të zgjedhur anëtarët e Bordit të Trustit” shkruan Rukiqi në Facebook
Ai tutje i drejtohet Muratit duke i thënë të merret me temat e rëndësishme si rritja ekonomike, rritje e çmimeve se sa me arkiva të mediave.
Reagimi i plotë: