Rusia: Kemi rrëzuar 11 dronë ukrainas në katër rajone
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar 11 dronë të lëshuar nga Ukraina në katër rajone ruse mëngjesin e 7 gushtit. “Sistemet e mbrojtjes ajrore penguan dhe shkatërruan tre dronë mbi rajonin e Belgorodit, katër mbi atë të Kurskut, dy dronë në rajonin e Voronezhit dhe dy në rajonin e [...]Read More...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar 11 dronë të lëshuar nga Ukraina në katër rajone ruse mëngjesin e 7 gushtit.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore penguan dhe shkatërruan tre dronë mbi rajonin e Belgorodit, katër mbi atë të Kurskut, dy dronë në rajonin e Voronezhit dhe dy në rajonin e Rostovit”, tha Ministria e Mbrojtjes në një postim në Telegram.
Edhe një ditë më parë, zyrtarët lokalë në Kursk kishin raportuar për sulme me dronë dhe granata të Ukrainës.
Ndërkaq, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se kanë zmbrapsur kërcënimet ruse me dronë në disa rajone ukrainase.
Administrata ushtarake e rajonit të Kievit tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të kryeqytetit ukrainas u aktivizuan ndaj dronëve rusë.
Rusia, që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, sulmon shtetin fqinj me lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë dhe raketa. Pavarësisht dëshmive të shumta, Moska mohon se sulmon infrastrukturën civile.
Edhe Kievi shpesh thotë se sulmon caqet e ushtrisë ruse, infrastrukturën e energjisë, për të penguar luftën që Rusia nisi kundër saj në shkurt të vitit 2022./REL
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk