Rusia po kërkon t’i kalojë një pjesë të madhe të fondeve për ushtrinë në projektbuxhetin trevjeçar

Qeveria ruse po përpiqet të rishpërndajë shtatë trilionë rubla (rreth 66.3 miliardë euro) në projektbuxhetin e saj trevjeçar, me një pjesë të konsiderueshme të fondeve të drejtuara për ushtrinë, tha Ministri i Financave Anton Siluanov. Projektbuxheti për ushtrinë do të ndajë 13.5 trilion rubla në vitin 2025, që përfaqëson një të tretën e shpenzimeve totale [...]Read More...

Rusia po kërkon t’i kalojë një pjesë të madhe të fondeve për ushtrinë në projektbuxhetin trevjeçar

Qeveria ruse po përpiqet të rishpërndajë shtatë trilionë rubla (rreth 66.3 miliardë euro) në projektbuxhetin e saj trevjeçar, me një pjesë të konsiderueshme të fondeve të drejtuara për ushtrinë, tha Ministri i Financave Anton Siluanov.

Projektbuxheti për ushtrinë do të ndajë 13.5 trilion rubla në vitin 2025, që përfaqëson një të tretën e shpenzimeve totale ose 6.3 për qind të PBB-së, që është niveli më i lartë që nga Lufta e Ftohtë, shkruan Reuters.

Ndryshimet e reja sugjerojnë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

Për herë të parë, pjesa e shpenzimeve për mbrojtjen do të jetë dyfishi i përqindjes së përfitimeve sociale.

Siluanov tha në seancën e qeverisë se qeveria ka përgatitur rreth 900 amendamente për projektligjin për buxhetin.

“Një pjesë e rëndësishme e amendamentit synon të sigurojë mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, duke përfshirë ekzekutimin e një operacioni të posaçëm ushtarak,” tha Siluanov në mbledhjen e kabinetit, duke iu referuar operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Qeveria ka autoritetin të shpërndajë fondet në kuadër të shpenzimeve totale prej 41.5 trilion rubla ndërmjet sektorëve./abcnews.al