JETA

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Kosova.Today ·

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, në çështjen ku akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të katër janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha dhjetë pikat e aktakuzës.

Rutte tha se KFOR-i ndodhet në Kosovë për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s, sipas tij, ka luajtur rol për më shumë se dy dekada në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Deklarata e tij erdhi në përgjigje të pyetjes nëse NATO është e shqetësuar për mundësinë e trazirave të dhunshme në Kosovë dhe rajon, në varësi të vendimit që do të shpallet në Hagë.

Shefi i NATO-s theksoi se Aleanca do të vazhdojë të vlerësojë përbërjen dhe vendosjen e trupave të KFOR-it, në mënyrë që misioni të përshtatet me situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai nënvizoi gjithashtu se zhvillimet në Kosovë kanë ndikim edhe në stabilitetin e rajonit më të gjerë.

Deklaratat e Ruttes vijnë disa orë pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u bëri thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin lëvizjet pranë vendeve ku, sipas saj, janë paralajmëruar protesta më 16 shtator. (Radio Evropa e Lirë)


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026

Subvencionet për sigurimin shëndetësor, dallime të mëdha mes kantoneve të Zvicrës

15.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026