SPORTI

Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Kosova.Today ·

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka siguruar medalje evropiane pasi ka kaluar me sukses çerekfinalen e Kampionatit Evropian. Sadiku e mposhti me rezultat 5:0 boksieren holandeze Maud van der Toorn, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale...

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka siguruar medalje evropiane pasi ka kaluar me sukses çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

Sadiku e mposhti me rezultat 5:0 boksieren holandeze Maud van der Toorn, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Sadiku do të përballet me rusen Kristina Kuluhova, e cila garon për Serbinë. Dy boksieret janë përballur edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku triumfoi Sadiku.

Me fitoren në çerekfinale, Sadiku tashmë e ka të garantuar medaljen në këtë kampionat.

The post Sadiku siguron medalje evropiane në boks appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lara Colturi: Shqipëria fitoi historikisht në Kupën e Botës me skiat alpine

21.11.2026

Gjermania fitoi 5-0 Holandën: Kualifikimi në "play-off" dhe Gruda shënoi

17.11.2026

Milani synon Bruno Fernandes si lojtar të lirë

22.11.2026

Kosova humb nga Irlanda, por ruajti vendin në Ligën B

18.11.2026