SHQIPERIA

Samiti i Ohrit/ Zbulohet pakti mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç

Pasi vendosën miratimin e 9 konkluzioneve në kuadër të Shengenit të Ballkanit, tre liderët e Ballkanit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë dalë sot në një konferencë për shtyp.
Gjatë fjalës së tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për mospraninë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Samit, ndërsa tha se në këtë rast ky shtet u vetëpërjashtua.
“Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se ..

Loading...

Pasi vendosën miratimin e 9 konkluzioneve në kuadër të Shengenit të Ballkanit, tre liderët e Ballkanit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë dalë sot në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për mospraninë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Samit, ndërsa tha se në këtë rast ky shtet u vetëpërjashtua.

“Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari , jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në Londër, Paris, Berlin, Bruksel, pra me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë.

Së dyti, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë në takime ndërkombëtare nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Tani, prej të paktën 5 vjetësh pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim.

Së treti, bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i katër lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit, nuk do të thotë që Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës. Mos zgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. Nuk është një arsye që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat e tyre.

Së katërti , një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”, kush e tha këtë fjalën mini. Duke qenë se jam 194 cm nuk jam ndierë ndonjëherë mini. Është Wester Balkan Schengen. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të zhduket dhe kjo ka dakrodësinë e palëve të tjera, si të Serbisë. Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë.

Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”, -tha Rama.

Ndërsa kryeministri maqedonas Zaev dhe presidenti serb e vunë theksin në faktin se “Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendet e tyre. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë”, deklaroi ata.

Më tej u deklarua se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë. Njësoj si Zaev, edhe Vuçiç lajmëroi se qytetarët e rajonit do të mund të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftim.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Samiti i Ohrit/ Zbulohet pakti mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç Samiti i Ohrit/ Zbulohet pakti mes Ramës, Zaev dhe VuçiçRating: 5.0
To Top