Samiti për Ukrainën, Rama: Takim solidariteti kundër agresionit rus

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur pikërisht me Samitin e Ukrianës që do të zhvillohet ditën e sotme në kryeqytet. Kreu i qeverisë shkruan se është krenarë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm […] The post Samiti për Ukrainën, Rama: Takim solidariteti kundër agresionit rus appeared first on Newsbomb Albania.

Samiti për Ukrainën, Rama: Takim solidariteti kundër agresionit rus

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur pikërisht me Samitin e Ukrianës që do të zhvillohet ditën e sotme në kryeqytet.

Kreu i qeverisë shkruan se është krenarë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus.

“MIRËMËNGJES  dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Lexo edhe: Sot Samiti për Ukrainën, nga takimi Rama-Zelensky, te firmosja e marrëveshjeve

Kryeministri Edi Rama do të mikpresë në Kryeministri rreth orës 09.00 presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku më pas do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë”.

Rreth orës 09.30 është planifikuar një takim bilateral mes dy delegacioneve, ndërsa do të ketë edhe firmosje marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Sot në orën 11.00 do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku të pranishëm do të jenë dhe Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana KristoK, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Punimet e Samitit do të zhvillohen në ambientet e pallatit të Kongreseve, aty ku do të mbahet ceremonia pritëse, ndërsa në orën 13.30 kryeministri dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Lexo edhe: Nga Osmani te Vuçiç, ja liderët që do të vijnë në Tiranë për Samitin e Ukrainës

The post Samiti për Ukrainën, Rama: Takim solidariteti kundër agresionit rus appeared first on Newsbomb Albania.