SPORTI

Naim Samiu shpallet kampion bote në kickboxing në Madrid, përfaqësoi Shqipërinë

Kosova.Today ·

Naim Samiu ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të sportit, duke u shpallur kampion bote në kickboxing në kampionatin e organizuar nga ISKA, në Madrid të Spanjës, ku përfaqësoi Shqipërinë, transmeton albinfo.ch...

Naim Samiu ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të sportit, duke u shpallur kampion bote në kickboxing në kampionatin e organizuar nga ISKA, në Madrid të Spanjës, ku përfaqësoi Shqipërinë, transmeton albinfo.ch.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut arriti të triumfojë në një garë të madhe ndërkombëtare, ku morën pjesë mbi 1.500 garues nga më shumë se 57 shtete të botës.

Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe punës së vazhdueshme të Samiut në sportin e kickboxingut.

Përveç triumfit personal, Samiu u dallua edhe në rolin e trajnerit. Në këtë kampionat morën pjesë edhe nxënësit e tij, të cilët arritën rezultate të mira, duke fituar vende të para dhe siguruar kualifikimin në finale.

Kështu, pjesëmarrja në Madrid u shndërrua në një sukses të dyfishtë për Naim Samiun, si sportist dhe trajner, duke përfaqësuar Shqipërinë në një prej garave ndërkombëtare të kickboxingut./Albinfo.ch

The post Naim Samiu shpallet kampion bote në kickboxing në Madrid, përfaqësoi Shqipërinë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bleon Kurtulus zgjedh Kosovën, talenti 18-vjeçar i bashkohet Dardanëve

07.11.2026

Konfirmohet nga Federata Zvicerane: Granit Xhaka humb dy ndeshjet e nëntorit

09.11.2026

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

08.11.2026

Optimizëm te Dardanët për ndeshjet e nëntorit

10.11.2026