SHOWBIZ

Sarah Berisha e konfirmon ndarjen nga DJ PM

Kosova.Today ·

Pas javësh aludimesh në rrjetet sociale dhe në mediat rozë për një ndarje të mundshme mes Sarah Berishës dhe DJ PM, ka ardhur edhe reagimi i parë nga influencerja. Sarah dhe DJ PM, të cilët e nisën lidhjen e tyre gjatë eksperiencës në Big Brother...

Pas javësh aludimesh në rrjetet sociale dhe në mediat rozë për një ndarje të mundshme mes Sarah Berishës dhe DJ PM, ka ardhur edhe reagimi i parë nga influencerja.

Sarah dhe DJ PM, të cilët e nisën lidhjen e tyre gjatë eksperiencës në Big Brother VIP Albania, kanë qenë prej vitesh një nga çiftet më të komentuar në rrjetet sociale.

Dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre nisën disa javë më parë, pasi dyshja hoqi njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Foto: Instagram

Tashmë edhe Sarah ka konfirmuar vetë se lidhja e tyre ka përfunduar.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo u pyet nëse vazhdonin të ishin bashkë.

“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që, kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Sarah shtoi se e ndiente të nevojshme të jepte këtë sqarim për të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe ndjekur gjatë gjithë rrugëtimit të tyre, që nga Big Brother e deri më sot.

DJ PM dhe Sarah

Në të njëjtën kohë, nga deklarata e saj duket se influencerja nuk dëshiron të japë më shumë detaje rreth arsyeve të ndarjes dhe preferon që kjo temë të mbetet pas tyre. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vajzë apo djalë? Valire dhe Besi zbulojnë gjininë e foshnjës së tyre

21.11.2026

Anjeza reagon ndaj Fatlumit: "Të pëlqefsha kështu, nuk është fundi i botës

21.11.2026

Sasa zbulon se raporti me Klodin nuk u ndryshua pas Big Brotherit

18.11.2026

Ariana Fejzullahu prezanton anëtar të ri të familjes në Instagram

20.11.2026