JETA

A do të ketë seancë sot? PDK kërkon nga Dehari vazhdimin e konstituimit të Kuvendit

Kosova.Today ·

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar sërish kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, që sot, të enjten, më 20 gusht, në orën 11:00, të thërrasë vazhdimin e seancës. Deputetët e PDK-së ia kanë përcjellë kërkesën...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar sërish kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, që sot, të enjten, më 20 gusht, në orën 11:00, të thërrasë vazhdimin e seancës.

Deputetët e PDK-së ia kanë përcjellë kërkesën Deharit përmes një letre, duke argumentuar se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar, sipas tyre, një situatë të rëndë institucionale dhe kushtetuese.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në letrën e PDK-së.

Kjo nuk është hera e parë që PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës. Megjithatë, Avni Dehari ka deklaruar se nuk do ta thërrasë vazhdimin pa një marrëveshje paraprake mes subjekteve politike për çështjen e presidentit.

Ndërkohë, deputetët e PDK-së kanë vazhduar edhe sot aksionin para objektit të Qeverisë, ku kërkojnë zhbllokimin e situatës institucionale dhe lejimin e vazhdimit të seancës konstituive.

Aksionit të tyre u janë bashkuar edhe prodhues vendorë, të cilët kanë shprehur shqetësimin se bllokada politike po ndikon drejtpërdrejt në bizneset dhe ekonominë e vendit.

Në emër të prodhuesve, Abedin Ramadani ka kërkuar që institucionet të funksionalizohen, duke paralajmëruar se zgjatja e krizës politike mund të ketë pasoja për prodhuesit vendorë.

Ndërkohë, deputetja dhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kuvendi u takon qytetarëve dhe se aty duhet të diskutohen problemet me të cilat përballen qytetarët, fermerët, bizneset dhe punëtorët.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin

15.11.2026

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026