SHQIPERIA

Seancë maratonë sot në Kuvend, 7 institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Kosova.Today ·

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në orën 10:00, në seancë plenare me një rend dite të ngarkuar. Në fokus të seancës do të jenë raportimet dhe miratimi i projektrezolutave për veprimtarinë e 7 institucioneve të pavarura për vitin 2025. Deputetët...

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në orën 10:00, në seancë plenare me një rend dite të ngarkuar.

Në fokus të seancës do të jenë raportimet dhe miratimi i projektrezolutave për veprimtarinë e 7 institucioneve të pavarura për vitin 2025.

Deputetët do të shqyrtojnë raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Avokatit të Popullit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në rend dite janë parashikuar edhe një interpelancë dhe dy seanca pyetje-përgjigje me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët e opozitës.

Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu dy aktet normative të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 dhe për financimin e pjesshëm të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare.

Deputetët pritet të votojnë edhe një sërë projektligjesh që lidhen me Kodin Civil, ligjin për turizmin, Policinë e Shtetit, Avokaturën e Shtetit, Kodin Detar, pronësinë industriale, kontabilitetin, si dhe legjislacionin për shoqëritë dhe grupimet ekonomike evropiane.

Në fund të seancës janë parashikuar votimet për emërimin e kryetarit dhe tre anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, si edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Pritet të shohim a do ketë debate, siç ndodh thuajse në çdo seancë parlamentare, mes opozitës dhe mazhorancës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Deklarata e Brukselit 2026: BE-ja rikonfirmon anëtarësinë e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor

26.11.2026

Faturat e ujit me fasha: Familjet me konsum mbi 18 m³ do të paguajnë më shumë

24.11.2026

Eskaluar në Kuvend Mitrovicë: Përplasje fizike mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK

25.11.2026

PD kërkon shfuqizim të ligjit për bashkive: "Shkelje kushtetuese në reformën territoriale

26.11.2026