Selmanaj: LDK-ja ka nevojë për reflektim dhe dinamikë të re në udhëheqje

Anëtari i LDK-së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se proceset e brendshme në parti duhet të udhëhiqen nga vullneti i delegatëve dhe jo nga qëndrime të parapërcaktuara të degëve, duke theksuar se LDK-ja ndodhet në një moment reflektimi pas rezultateve zgjedhore dhe përballë diskutimeve për drejtimin e ardhshëm. Selmanaj tha se delegatët, përfshirë edhe ata nga

Selmanaj: LDK-ja ka nevojë për reflektim dhe dinamikë të re në udhëheqje
selmanaj:-ldk-ja-ka-nevoje-per-reflektim-dhe-dinamike-te-re-ne-udheheqje

selmanaj:-ldk-ja-ka-nevoje-per-reflektim-dhe-dinamike-te-re-ne-udheheqje

Anëtari i LDK-së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se proceset e brendshme në parti duhet të udhëhiqen nga vullneti i delegatëve dhe jo nga qëndrime të parapërcaktuara të degëve, duke theksuar se LDK-ja ndodhet në një moment reflektimi pas rezultateve zgjedhore dhe përballë diskutimeve për drejtimin e ardhshëm.

Selmanaj tha se delegatët, përfshirë edhe ata nga Prizreni, kanë bindje individuale dhe se secili duhet ta vlerësojë vetë se cila është rruga më e mirë për partinë, duke shtuar se ai respekton pavarësinë e secilit delegat.

“Në fakt unë mendoj që brenda LDK-së duhet refuzuar idenë që të kemi kështu qëndrime bllanko të degëve, sepse këtu vendosin delegatët. Dhe LDK-ja nga Prizreni i ka dikund 16 delegatë. Secili e ka bindjen e tij personale për të vlerësuar cila është rruga më e mirë që LDK-ja duhet të zgjedhë. Ne kemi diskutuar bashkë, por është në vlerësimin individual dhe unë e respektoj maksimalisht pavarësinë, qëndrimin e secilit delegat të LDK-së.
Unë jam i bindur që LDK-ja gjithmonë ka ditur në momente delikate ta ketë njëfarë instrumenti të vetë-rregullimit, të reflektojë drejt dhe mirë. Kurdo që LDK-ja ka pasur, po them sfida të zgjedhjes së kryetarit të partisë, gjithmonë e ka zgjedhur mendoj situatën më të mirë, ose mënyrën më të mirë. Prandaj edhe sot, pavarësisht që nuk e kemi akoma të qartë krejtësisht agjendën – dhe kjo besoj që është pak jo shenjë e mirë, ishte dashur që mbrëmë ta kishim të qartë a do të votohet për votëbesim apo do të kemi shqyrtim të dorëheqjes, i cili në fakt është antistatutar nëse hyjmë në atë cikël sepse statuti nuk parasheh diskutime – po mendoj që qëndrimet, qartësia e delegatëve dhe sjellja e delegatëve do të japë epilog çfarëdo procesi që do të ndodhë brenda. Besoj në demokracinë e brendshme të LDK-së, besoj në vlerat që kjo parti ka kultivuar deri sot dhe besoj që edhe epilogu do të jetë më i miri për LDK-në dhe më pas besoj edhe për procese tjera politike në Kosovë”, tha ai./eo