MAQEDONIA

‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën

Kosova.Today ·

Partitë qeveritare ditëve të fundit kanë vërshuar me sulme kundrejt kompanisë shqiptare AS Senjak që e akuzojnë për lidhje me Alta Bankën, e sot nëpërmjet një deklarate për opinion publik As Senjak ka hedhur poshtë gjitha pretendimet dhe...

Partitë qeveritare ditëve të fundit kanë vërshuar me sulme kundrejt kompanisë shqiptare AS Senjak që e akuzojnë për lidhje me Alta Bankën, e sot nëpërmjet një deklarate për opinion publik As Senjak ka hedhur poshtë gjitha pretendimet dhe akuzat që janë hedhur kundrejt saj, transmeton InfoShqip.com

Më poshtë keni edhe deklaratën e plotë pa ndërhyrje.

“DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK
Të nderuar,
Ditëve të fundit, në hapësirën publike janë përhapur informacione dhe pretendime të pavërteta lidhur me “AS Senjak”. Për këtë arsye, e konsiderojmë të nevojshme të reagojmë publikisht për të sqaruar faktet dhe për të shmangur çdo keqinformim.

“AS Senjak” deklaron qartë dhe pa asnjë mëdyshje se nuk ka marrë asnjë kredi nga Alta Banka në Republikën e Serbisë. Po ashtu, nuk ka pasur asnjë rol apo ndikim në procesin e hyrjes së Alta Bankës në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky proces është në kompetencën e institucioneve përkatëse shtetërore.

Fatkeqësisht, emri ynë po keqpërdoret për qëllime politike, duke e përfshirë padrejtësisht kompaninë tonë në debate dhe përplasje dashakeqe që nuk kanë të bëjnë me veprimtarinë tonë.

“AS Senjak” është një subjekt privat ekonomik, i pavarur në veprimtarinë dhe vendimmarrjen e tij. Të gjitha vendimet e kompanisë merren në mënyrë të pavarur, pa ndikimin e asnjë faktori politik apo faktori të jashtëm.

Reputacioni ynë është ndërtuar ndër vite, përmes punës së ndershme, korrektësisë dhe respektimit të ligjit.

Për këtë arsye, “AS Senjak” rezervon të drejtën të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e integritetit dhe reputacionit të saj. Ndaj çdo personi fizik apo juridik që publikon ose shpërndan shpifje dhe pretendime të pavërteta që cenojnë kompaninë, do të kërkohet përgjegjësi përmes rrugëve ligjore dhe institucioneve kompetente.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, përkushtimi ynë mbetet ndaj punonjësve tanë dhe familjeve të tyre, të cilët përmes punës së ndershme në këtë kompani sigurojnë jetesën dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Me respekt,
AS SENJAK”./InfoShqip.com/

The post ‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026

K-15 nuk është dhuratë nga shefat! Punëtorëve u takojnë të paktën 19 mijë denarë – ja afati i pagesës!

13.11.2026