Shaqiri: Qytetarët shqiptarë të Butelit duhet të ndryshojnë vendbanimin në dokumenta
Shaqiri: Qytetarët shqiptarë të Butelit duhet të ndryshojnë vendbanimin në dokumenta Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (Rijad Shaqiri), në emisionin “IMPAKT” të TV SHENJA, ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Komunën e...
Shaqiri: Qytetarët shqiptarë të Butelit duhet të ndryshojnë vendbanimin në dokumenta
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (Rijad Shaqiri), në emisionin “IMPAKT” të TV SHENJA, ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Komunën e Butelit, por që në dokumentet personale kanë regjistruar vendbanim në komunat e tjera, të ndryshojnë këtë situatë.
Sipas tij, ndryshimi i adresës zyrtare do të ndikojë në pasqyrimin e strukturës demografike reale të komunës gjatë zgjedhjeve lokale të ardhshme.
“Popullata si popullatë, por edhe ne si politikë, duhet të jemi më të unifikuar në këtë drejtim dhe duhet t’i senzibilizojmë gjithë ata qytetarë që jetojnë gjeografikisht në Komunën e Butelit, ndërsa në aspektin juridik apo të dokumenteve janë me vendbanim diku tjetër,” thotë Shaqiri.
Deputeti i ASH-së ka inkurajuar qytetarët që ta bëjnë ndryshimin e dokumenteve personale për të pasqyruar vendbanimin real. Ai vuri në dukje se kjo do të lehtësojë realizimin e një dallimi demografik të qartë në zgjedhjet lokale të ardhshme.
“I kisha inkurajuar dhe kisha kërkuar që çdokush prej tyre ta bëjë ndryshimin e dokumenteve personale konform vendit ku jeton. Në këtë mënyrë do të arrijmë që atë dallim demografik që mund ta presim dhe që e kemi realisht ta realizojmë në zgjedhjet e ardhshme lokale,” theksoi Shaqiri.
Deputeti vuri në dukje se kjo do të jetë një hapa i rëndësishëm për të bërë Komunën e Butelit një nga komunat shqiptare më të fuqishme pas Bërvenicës.
“Edhe politika, edhe qytetarët, por edhe shoqëritë civile, edhe të gjithë ata që mund të kontribuojnë në këtë drejtim duhet të ndihmojnë që, thjesht, në një të ardhme të shkurtër, Komuna e Butelit të jetë komuna pas Bërvenicës, komuna shqiptare,” thotë Shaqiri.
Ai thekson se kjo nuk ka të bëjë me marrjen e të drejtës së menaxhimit të komunës, por me komunikimin më të mirë me kryetarin e komunës shqiptar, pasi kur shumica e popullsisë është e një etnie.
“Sigurisht se shumë më lehtë do ta kesh komunikimin me kryetarin e komunës shqiptar sesa me atë maqedonas,” deklaroi Shaqiri.
Me pak fjalë
Rijad Shaqiri ka thirrur qytetarët shqiptarë të Butelit të ndryshojnë vendbanimin në dokumenta për të pasqyruar demografinë reale dhe të lehtësojnë zgjedhjet lokale të ardhshme.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.