MAQEDONIA

Shasivari uron Albulena Haxhiun: Zgjedhja juaj në krye të Kuvendit është përgjegjësi e madhe dhe nder i veçantë

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj Kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. „Urime të përzemërta, Albulena Haxhiu, për zgjedhjen tuaj në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të udhëheqësh...

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj Kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
„Urime të përzemërta, Albulena Haxhiu, për zgjedhjen tuaj në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Të udhëheqësh Kuvendin është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i veçantë. Besoj se me përvojën, përkushtimin dhe integritetin tuaj do t’i shërbeni forcimit të demokracisë, institucioneve dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Ky sukses është edhe një dëshmi e rëndësisë së përfaqësimit dhe kontributit të gruas në institucionet më të larta shtetërore.
Ju uroj shumë sukses në këtë detyrë të rëndësishme, në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të së ardhmes evropiane të vendit.
Marrëdhëniet e afërta mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës janë të ndërtuara mbi miqësi, respekt dhe interesa të përbashkëta. Jam i bindur se edhe në këtë mandat do të vazhdojmë t’i forcojmë këto raporte“, theksoi Shasivari.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026

Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)

14.11.2026

Shasivari: Hapet kutia e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve

15.11.2026

Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit

14.11.2026