MAQEDONIA

Shasivari – Lawson: Përpjekje të përbashkëta për një sundim më të fortë të ligjit

Kosova.Today ·

Mbështetja për reformat gjyqësore dhe forcimi i sundimit të ligjit ishin ndër temat e diskutimit në takimin midis Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut,...

Mbështetja për reformat gjyqësore dhe forcimi i sundimit të ligjit ishin ndër temat e diskutimit në takimin midis Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, SH.T. Matthew Lawson.
Në periudhën e kaluar, përmes iniciativave të përbashkëta dhe projekteve të zbatuara, sigurohet mbështetje për modernizimin e sistemit gjyqësor, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe vendosjen e mekanizmave më efikase për t’u përballur me krimin e organizuar.
Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar mbetet një segment i rëndësishëm në mbështetjen e proceseve të reformave dhe në arritjen e qëllimeve strategjike për sundim më të fortë të ligjit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

15.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë me zbulimin e saj shkencor!

16.11.2026