MAQEDONIA

Shasivari: Për reformën zgjedhore nevojitet dialog gjithëpërfshirës dhe koncensus

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me drejtoreshën e IFES-it për Maqedoninë e Veriut, Ioana Cosma, me të cilën diskutoi procesin e reformës zgjedhore dhe hapat e mëtejshëm për avancimin e legjislacionit zgjedhor. Në takim...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me drejtoreshën e IFES-it për Maqedoninë e Veriut, Ioana Cosma, me të cilën diskutoi procesin e reformës zgjedhore dhe hapat e mëtejshëm për avancimin e legjislacionit zgjedhor.

Në takim u theksua rëndësia që reforma zgjedhore të zhvillohet përmes një procesi transparent, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në dialog, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve relevante.

Shasivari vlerësoi se gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme kërkon komunikim të vazhdueshëm dhe gatishmëri për të dëgjuar argumentet dhe propozimet e të gjitha palëve, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor.

„Reforma zgjedhore nuk mund të jetë proces i njëanshëm. Avancimi i saj kërkon dialog, përfshirje dhe gatishmëri për kompromis, me fokus në zgjidhje që janë në interes të qytetarëve dhe që kontribuojnë në forcimin e standardeve demokratike“, theksoi Shasivari.

Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë në procesin e reformës zgjedhore dhe harmonizimit të legjislacionit me standardet evropiane.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në RMV, janë paraqitur mbi 300 amendamente

13.11.2026

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026