MAQEDONIA

Shasivari takim me ambasadorin Aktas: Thellojmë partneritetin në fushën e drejtësisë

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij Alper Aktaş, me rastin e fillimit të misionit të tij diplomatik. Gjatë këtij takimi, u vur re...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij Alper Aktaş, me rastin e fillimit të misionit të tij diplomatik.

Gjatë këtij takimi, u vur re se miqësia tradicionale ndërmjet dy vendeve përbën një bazë të fuqishme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në sektorin e drejtësisë, ku shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizës mbetet me rëndësi të veçantë për avancimin e reformave.

Në fokus të diskutimeve ishin zgjerimi i bashkëpunimit institucional, trajnimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkëmbimi i ekspertëve si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta, përfshirë mbështetjen përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Gjithashtu, bashkëbiseduesit u ndalën te rezultatet dhe diskutimet e zhvilluara gjatë Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, të cilat kanë hapur perspektiva të reja për iniciativa të përbashkëta.
Ministri Shasivari theksoi se vlera e partneriteteve ndërkombëtare matet me rezultate konkrete, duke shprehur përkushtimin e plotë që miqësia me Turqinë të përkthehet në projekte që forcojnë institucionet, rritin efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe garantojnë sundimin e ligjit.
(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Filkov: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht, nuk ka bazë ligjore për gjuhët tjera

08.11.2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

09.11.2026

Provimi i jurisprudencës javën e ardhshme kalon në Qeveri

07.11.2026

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

08.11.2026