SHBA i ofron Ukrainës mbi 3,5 miliardë euro për të paguar punonjësit e shtetit
Ukraina ka marrë një ndihmë të re buxhetore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vlerë mbi 3,5 miliardë euro (rreth 3,8 miliardë dollarë). “Ky është një kontribut jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mbështetur buxhetin e shtetit të Ukrainës, gjatë periudhës së rezistencës ndaj agresionit gjithëpërfshirës të Federatës Ruse”, tha sot ministri i Financave Serhiy [...]Read More...
Ukraina ka marrë një ndihmë të re buxhetore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vlerë mbi 3,5 miliardë euro (rreth 3,8 miliardë dollarë).
“Ky është një kontribut jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mbështetur buxhetin e shtetit të Ukrainës, gjatë periudhës së rezistencës ndaj agresionit gjithëpërfshirës të Federatës Ruse”, tha sot ministri i Financave Serhiy Marchenko në një deklaratë.
Fondet do të përdoren për të paguar pagat e mësuesve, punonjësve të mbrojtjes civile dhe punonjësve të tjerë shtetërorë, si dhe për të mbështetur personat e zhvendosur brenda vendit. Ndihma financiare e SHBA-së nuk duhet të kthehet.
Sipas ministrisë vetëm nga SHBA-ja Ukraina ka marrë një mbështetje me vlerë gati 25 miliardë euro, që nga pushtimi rus në shkurt 2022.
Në total, Kievi ka marrë më shumë se 90 miliardë euro nga donatorët ndërkombëtarë për të financuar buxhetin e tij shtetëror. Më shumë se gjysma e buxhetit të Ukrainës për vitin 2024 do të financohet nga jashtë.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk