SHQIPERIA

Shengeni Ballkanik, raportohet për debate të ashpra mes Majkos dhe Ramës në mbledhje qeverie/ “Të zgjedhim Kosovën, jo Serbinë”

Në takimin e Ohrit, Kryeministri Rama u kushtoi më shumë rëndësi kundërshtarëve se temave të takimit. Tha që Kosova është vetëpërjashtuar, që kundërshtarët e idesë së tij nuk kanë vizion dhe që historia do i gjykojë, tha që mund të shante Serbinë nga Facebook dhe të mos shkonte në takim, qe ata që e kundërshtojnë e bëjnë për të fituar pikë brenda vendit etj.
Të gjitha këto, jo vetëm nga letra e Hashim Thaçit dhe as nga reagimi i mediave në Shqipëri dhe Kosovë. Kundër takimit të Ohrit kanë qenë të gjithë politikanët me përvojë, në Shqipëri dhe Kosovë.
Nuk behet fjalë pËr opozitën, por për bashkëpunëtorët e tij. Burime të dosja.al thonë se në kryesinë e Partisë Socialiste dhe në mbledhjen e qeverisë, ka patur një debat jo shumë të moderuar mes Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. Ish- Kryeministri gjatë luftës në Kosovë e ka quajtur këtë një lëvizje të gabuar, që dëmton interesat e Kosovës dhe që i jep pikë vetëm propagandës serbe për fqinjësi të mirë.
Debatet ka..

Loading...

Debatet kanë qenë të ashpra edhe për faktin se Rama nuk ka pranuar të marrë mendimin e Majkos. Ministri i Diasporës, qe ndodhet në Bruksel këto ditë, ka qenë ne dilemë nëse duhet të bënte një deklarim publik kundër takimit të Ohrit.

Nuk ka qenë vetëm Majko. Politikanët e Kosovës njëzëri i kanë shprehur Kryeministrit të Shqipërisë kundërshtimin e vendosur ndaj nismës së Shengenit Ballkanit dhe takimit të Ohrit. Shpjegimi i Hashim Thaçit, aleatit më të ngushtë të Ramës në Kosovë, ishte qëndrimi më i moderuar ndaj aktivitetit që Kryeministri po bën, pa u konsultuar as brenda dhe as jashtë vendit.

I gjendur në këtë situatë, Rama e pa me vend të dilte kundër të gjithëve, improvizoi edhe një konferencë shtypi vetëm me mediat e Tiranës që të sulmonte të gjithë dhe t’u dilte përpara deklaratave kundër takimit të Ohrit.

Ajo që mbetet për t’u parë këto ditë, është qëndrimi i tij ndaj Pandeli Majkos. Në pritje të takimit të dhjetorit në Durrës, debatet mes Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës, pritet të shtohen dhe të sjellin ndoshta një ndarje të madhe./ Dosja.al

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shengeni Ballkanik, raportohet për debate të ashpra mes Majkos dhe Ramës në mbledhje qeverie/ “Të zgjedhim Kosovën, jo Serbinë” Shengeni Ballkanik, raportohet për debate të ashpra mes Majkos dhe Ramës në mbledhje qeverie/ “Të zgjedhim Kosovën, jo Serbinë”Rating: 5.0
To Top