SHQIPERIA

Sherr për Alvinin/ Rama injoron opozitën e re, nxjerr Spiropalin në interpelancë

Kryeministri Edi Rama ka ‘injoruar’ opozitën e re, pas kërkesës së kësaj të fundit për interpelancë për çështjen e Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar që ndodhet në kampet e ISIS në Siri.
Ndonëse opozita e re kërkoi interpelancë me Ramën, si ministër i Jashtëm “de juro”, kreu i qeverisë vendosi që të përgjigjet përmes Elisa Spiropalit, duke mos angazhuar as Gent Cakajn për rastin. Kjo ka revoltuar opozitë, ndërsa deputeti Andi Përmeti iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren me ndryshimin që është bërë.
“Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu” tha ai.
Por Ruçi u përgjigj duke i thënë se Rama ka të drejtë që ..

Loading...

Kryeministri Edi Rama ka ‘injoruar’ opozitën e re, pas kërkesës së kësaj të fundit për interpelancë për çështjen e Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar që ndodhet në kampet e ISIS në Siri.

Ndonëse opozita e re kërkoi interpelancë me Ramën, si ministër i Jashtëm “de juro”, kreu i qeverisë vendosi që të përgjigjet përmes Elisa Spiropalit, duke mos angazhuar as Gent Cakajn për rastin. Kjo ka revoltuar opozitë, ndërsa deputeti Andi Përmeti iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren me ndryshimin që është bërë.

Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu” tha ai.

Por Ruçi u përgjigj duke i thënë se Rama ka të drejtë që ta delegojë çështjen e interpelancës.

Në radhë të parë si administrata dhe unë e kemi zbatuar rregulloren. Shkelje do të kishte nëse nuk do të vinte në seancën më të parë interpelanca e parë, kryeministri që është edhe ministër i Jashtëm është e drejtë e tij ka delegojë nëse e ka të pamundur ardhjen në parlament” tha ai.

Aktualisht kryeministri nuk ndodhet në Kuvend.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Sherr për Alvinin/ Rama injoron opozitën e re, nxjerr Spiropalin në interpelancë Sherr për Alvinin/ Rama injoron opozitën e re, nxjerr Spiropalin në interpelancëRating: 5.0
To Top