Shifrat ekonomike amerikane lëkundin bursat/ E hënë negative në tregjet financiare globale, aksionet pësuan rënie

Aksionet në Bursat ndërkombëtare kanë pësuar një rënie të ndjeshme këtë të hënë pasi disa lajme tronditën tregjet financiare dhe investitorët. Frika e recesionit në Shtetet e Bashkuara pas të dhënave ekonomike të dobëta përgjatë javës së shkuar ishin arsyeja kryesore e rënies së aksioneve në bursat ndërkombëtare. Ndërkohë investitorët nxituan të blinin bono thesari [...]Read More...

Shifrat ekonomike amerikane lëkundin bursat/ E hënë negative në tregjet financiare globale, aksionet pësuan rënie

Aksionet në Bursat ndërkombëtare kanë pësuar një rënie të ndjeshme këtë të hënë pasi disa lajme tronditën tregjet financiare dhe investitorët.

Frika e recesionit në Shtetet e Bashkuara pas të dhënave ekonomike të dobëta përgjatë javës së shkuar ishin arsyeja kryesore e rënies së aksioneve në bursat ndërkombëtare. Ndërkohë investitorët nxituan të blinin bono thesari si një formë e sigurtë investimi.

Rënia masive në tregjet e bursave Amerikaene u reflektua gjithashtu edhe në tregjet e aksioneve në Europë dhe Azi.

Shkak për luhatjen e tregjeve financiare ishte rënia e ritimit në shtimin e vendeve të punës në SHBA pasi në korrik pati vetëm 114 mijë vende të reja pune, shumë më pak sesa pritej ndërsa papunësia u rrit nga 4.1% në 4.3%.

Frika e investitorëve u rrit pasi rënia u pasqyrua jo vetëm në aksionet e kompanive në bursat ndërkombëtare, por gjithashtu edhe në tregun e Kriptomonedhave me Bitcoin që humbi rreth 10% të vlerës në 24 orë.

Javën e shkuar Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaloi uljen e normës së interesit duke sinjalizuar një rritje të këtyre normave./abcnews.al

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :