Shiroka Pula ndjek ndeshjen Kosovë-Izrael, falënderon futbollistët për angazhimin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch. Sipas njoftimit të Presidencës, ajo ka...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Presidencës, ajo ka vlerësuar lojën dhe përkushtimin e futbollistëve, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në përfaqësimin e Kosovës.
“Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e presidentes Shiroka Pula.
Përballja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit përfundoi me rezultatin 0:0./Albinfo.ch
The post Shiroka Pula ndjek ndeshjen Kosovë-Izrael, falënderon futbollistët për angazhimin appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.