KOSOVA

E shiti shtëpinë në Francë për të ndërtuar një xhami në Prizren

Kosova.Today ·

Pa i mbushur ende 20 vjeç, Bilall Likaj nga Lubeqeva e Prizrenit u nis drejt Francës, ku jetoi dhe punoi për rreth shtatë dekada. Në moshën 88-vjeçare, ai vendosi të kthehej në vendlindje. Bilalli i dhuroi Bashkësisë Islame 7 ari tokë në Prizren...

Pa i mbushur ende 20 vjeç, Bilall Likaj nga Lubeqeva e Prizrenit u nis drejt Francës, ku jetoi dhe punoi për rreth shtatë dekada. Në moshën 88-vjeçare, ai vendosi të kthehej në vendlindje.

Bilalli i dhuroi Bashkësisë Islame 7 ari tokë në Prizren dhe me kursimet e tij financoi ndërtimin e Xhamisë “Bilali”, e njohur nga shumë qytetarë edhe si “Xhamia e Gurit”.

Për ta realizuar këtë dëshirë, ai thotë se shiti edhe shtëpinë që kishte blerë gjatë viteve të punës në Francë.

“Kam punuar në rini, bleva një shtëpi në Francë… pastaj e shita për ta ndërtuar xhaminë. Në atë xhami e kam lënë shpirtin.”

Një jetë larg vendlindjes dhe një vepër që zgjodhi ta linte pas në Prizren. /Lajme javore/


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut

14.11.2026

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)

15.11.2026

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026