JETA

“Shkak xhelozia” – Detaje të reja nga tragjedia në Malishevë, ku burri vr;au gruan shtatzënë

Kosova.Today ·

Në strehën ku prisnin të sillnin në jetë fëmijën, përfunduan tragjikisht. Dhoma e gjumit u shndërrua në skenë krimi në familjen Bytyçi në Kërvasari të Malishevës. Egzon Bytyqi dyshohet se qëlloi me një plumb në kokë bashkëshorten e tij shtatzënë,...

Në strehën ku prisnin të sillnin në jetë fëmijën, përfunduan tragjikisht.

Dhoma e gjumit u shndërrua në skenë krimi në familjen Bytyçi në Kërvasari të Malishevës.

Egzon Bytyqi dyshohet se qëlloi me një plumb në kokë bashkëshorten e tij shtatzënë, Jetlira Foniqin.

Pas këtij akti i dyshuari 26 vjeç thuhet se plagosi vetën po ashtu në kokë. Babai i këtij të fundit raportoi menjëherë rastin në polici, ku hetuesit gjetën si provë materiale një armë.

Prej aty tre ekipe mjekësore të QKMF-së i nisën trupat drejt Emergjencës së QKUK-së.

Me të mbërritur në ora 01:10 të mëngjesit të hershëm, viktima 25-vjeçare që ishte në javën e 34 të shtatzënisë, vdes.

Për shkak të gjendjes të dyshuarit nuk i është bërë ndërhyrje kirurgjikale pasi ka plagë hyrëse e dalëse dhe vazhdon të jetë i intubuar në Emergjencë.

Ai ka jetuar për shtatë vjet në Gjermani, ndërsa me Jetlirën ishin të martuar prej një viti e gjysmë. Pas martesës, viktima lëvizte mes dy shteteve.

Siç mëson Klani, jozyrtarisht, sipas dyshimeve të para, në çift ishin shfaqur konflikte kohët e fundit. Familjarët e viktimës thonë se nuk e kanë ditur.

Policia ka thënë se deklarimet se i dyshuari kishte pasur probleme të shëndetit mendor ende nuk janë vërtetuar. Jetlira Foniqi është varrosur në vendlindjen e saj në Llozicë të komunës së njëjtë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026

SP nominon Kujtim Ahmetin për Parlamentin Federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2027

16.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Zvicër: 27.6 për qind e kamionëve të rinj janë elektrikë

16.11.2026