SHQIPERIA

Shkaktoi vdekjen e 2 adoleshenteve në aksin Tiranë-Elbasan, arrestohet 18-vjeçari

Dy 17 vjeçaret Denada Tarja dhe Suada Serani ndërruan jetë në vend nga një aksident pak para mesnatës së kaluar.
Në përfundim të hetimeve për rrethanat e aksidentit në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy adoleshentet u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.
Sipas policisë rreth orës 23.30’, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, 18-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy 17 vjeçaret Denada Tarja dhe Suada Serani, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit 18-vjeçari F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B..

Loading...


Dy 17 vjeçaret Denada Tarja dhe Suada Serani ndërruan jetë në vend nga një aksident pak para mesnatës së kaluar.

Në përfundim të hetimeve për rrethanat e aksidentit në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy adoleshentet u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.

Sipas policisë rreth orës 23.30’, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, 18-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy 17 vjeçaret Denada Tarja dhe Suada Serani, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit 18-vjeçari F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”, si dhe rezultoi se kishte konsumuar alkool.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shkaktoi vdekjen e 2 adoleshenteve në aksin Tiranë-Elbasan, arrestohet 18-vjeçari Shkaktoi vdekjen e 2 adoleshenteve në aksin Tiranë-Elbasan, arrestohet 18-vjeçariRating: 5.0
To Top