Shkarkohet nga OpenAI edhe Mira Murati, bota e Inteligjencës Artificiale në kaos

Vetëm një ditë e pak orë. Kaq ka qenë kohëzgjatja e Mira Muratit në krye të gjigandit teknologjik OpenAI, i cili u bë i njohur në botë për hedhjen në treg të botit ChatGPT – platformë e Inteligjencës Artificiale, e cila ndërvepron me njerëzit. Siç lihet të kuptohet nga burime brenda kompanisë, Sam Altman, ish-drejtuesi […] The post Shkarkohet nga OpenAI edhe Mira Murati, bota e Inteligjencës Artificiale në kaos appeared first on Albanian Post.

Shkarkohet nga OpenAI edhe Mira Murati, bota e Inteligjencës Artificiale në kaos

Vetëm një ditë e pak orë. Kaq ka qenë kohëzgjatja e Mira Muratit në krye të gjigandit teknologjik OpenAI, i cili u bë i njohur në botë për hedhjen në treg të botit ChatGPT – platformë e Inteligjencës Artificiale, e cila ndërvepron me njerëzit.

Siç lihet të kuptohet nga burime brenda kompanisë, Sam Altman, ish-drejtuesi i OpenAI, i shkarkuar disa ditë më parë në mënyrë spektakolare me vendim nga bordi, mori një pozitë të lartë drejtues enë Microsoft.

Murati, pas largimit të Altman, ishte vendosur në detyrën e përkohshme të drejtueses së kompanisë, po me vendim bordi.

Por, këta të fundit, e kanë shkarkuar edhe atë sa bëhet me dije nga mediat teknologjike, të cilat kanë raportuar lajmin.

Në vend të saj, është emëruar bashkëthemeluesi i platformës Twitch, Emmett Shear, si drejtues i kompanisë.

Nuk dihet ende nëse Murati ka pasur apo jo konflikt brenda OpenAI, por ajo ka publikuar një status të thjeshtë në median sociale X, njohur më parë si Twitter, ku përshkruan: OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e tij.

Mund të merret kjo edhe si një lamtumirë nga Mira Murati, e cila e ka treguar se nuk ishte dakord me shkarkimin e atillë të Altman nga pozita drejtuese në kompani.

Çështja vijon të mbetet më e nxehta në botën e teknologjisë dhe tejet e paqartë, nëse Murati do t’i bashkohet Altmanit në aventurën e re në Microsoft apo jo.

Teksa, kompania e Bill Gates, ka investuar fuqishëm prej kohësh në OpenAi dhe po mëton prej vitesh në fushën e Inteligjencës Artificiale, me botin e integruar në motorin e kërkimit Bing.

“Armiku i Google”, ChatGPT mbërrin në Shqipëri

The post Shkarkohet nga OpenAI edhe Mira Murati, bota e Inteligjencës Artificiale në kaos appeared first on Albanian Post.