SHQIPERIA

Shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, ja ku përfundon Donika Prela

Prokuroria e Krimeve të rënda do të jetë funksionale deri më 19 dhjetor, datë kur edhe anëtarët e rinj të SPAK do të betohen për marrjen e detyrës dhe do t’i hapin kështu rrugë themelimit të Prokurorisë së Posaçme.
Kjo ishte edhe arsyeja se pse Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e kësaj të enjte vendosi që të transferojë anëtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mes të cilëve edhe kryetaren e deleguar Donika Prela.
Por ndryshe nga çfarë pritej, ajo nuk është transferuar në Durrës, ku ishte edhe emëruar para se të vendosje në krye të Prokurorisë së Krimeve të rënda.
Me 10 vota pro, 1 kundër (Alfred Balla) Donika Prela u caktuar përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.
Ndërkohë që po sot, KLP ka vendosur edhe emërimin e ish-kryeprokurores Arta Marku në Prokurorinë e Apelit Tiranë.
Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së..

Loading...

Prokuroria e Krimeve të rënda do të jetë funksionale deri më 19 dhjetor, datë kur edhe anëtarët e rinj të SPAK do të betohen për marrjen e detyrës dhe do t’i hapin kështu rrugë themelimit të Prokurorisë së Posaçme.

Kjo ishte edhe arsyeja se pse Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e kësaj të enjte vendosi që të transferojë anëtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mes të cilëve edhe kryetaren e deleguar Donika Prela.

Por ndryshe nga çfarë pritej, ajo nuk është transferuar në Durrës, ku ishte edhe emëruar para se të vendosje në krye të Prokurorisë së Krimeve të rënda.

Me 10 vota pro, 1 kundër (Alfred Balla) Donika Prela u caktuar përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Ndërkohë që po sot, KLP ka vendosur edhe emërimin e ish-kryeprokurores Arta Marku në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm:

Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj, Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara ,Sonila Muhametaj , Pranvera Pustina do të transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.

Prokurori Artan Bajrami do transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.

Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë. Të gjitha emërimet janë votuar me 11 vota pro.

Ndërsa për ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë:

Me 11 vota pro, Anton Martini caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë. Emërimin e ka në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë:

Me 10 vota pro, 1 kundër (Alfred Balla) Donika Prela caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Caktimet të përkohshme nga data 19.12.2019 deri 18.03.2020.

Po ashtu, me 11 vota pro, Ditan Prençi dhe Isa Jata caktohen përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.

Me 11 vota pro, ndërpritet caktimi i përkohshëm i prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.

Po me 11 vota pro, u miratua projekt-akti pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi hyn ne fuqi me dt.1 Janar 2020. Prokurorja Arta Marku gjithashtu është edhe anëtare e KED për 2019.

Miratohet me 11 vota pro projekt-akti vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Pelivan Malaj. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, akti i vlerësimit i paraqitet KPK.

Me 11 vota pro, ndërpritet caktimi të përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror z.Kreshnik Ajazi.

Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore znj. Enkeleda Millonai deri më 30.12.2019.

Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020.

Miratohet unanimisht veprimtaria jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar “Bedër” Tiranë, në lëndën “Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore”, për prokurorin Adnan Xholi, në masën jo më shumë se 2(dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, për vitin akademik 2019-2020.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, ja ku përfundon Donika Prela Shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, ja ku përfundon Donika PrelaRating: 5.0
To Top