Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin e vendit
Vendimi për t’i ndaluar Kuvendit të Kosovës të veprojë gjatë masës së përkohshme, të cilin Gjykata Kushtetuese tha se e mori ex officio, sipas detyrës së saj zyrtare me vetiniciativë, ka paralizuar punën e deputetëve dhe komisioneve parlamentare, përfshirë edhe marrjen e vendimeve për një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët. Rrjedhimisht, deri


Vendimi për t’i ndaluar Kuvendit të Kosovës të veprojë gjatë masës së përkohshme, të cilin Gjykata Kushtetuese tha se e mori ex officio, sipas detyrës së saj zyrtare me vetiniciativë, ka paralizuar punën e deputetëve dhe komisioneve parlamentare, përfshirë edhe marrjen e vendimeve për një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët.
Rrjedhimisht, deri më 31 mars, nuk do të miratohen ligje e as komisionet parlamentare nuk do të mund të mblidhen për të çuar përpara planet e tyre legjislative.
Ndër to, as ligjet që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për vendin.
Krizat e njëpasnjëshme politike që po çojnë në pezullim të punës së Kuvendit, po ia humbin Kosovës rastin për të përparuar në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare, thonë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, raporton RTK.
Mbrëmë Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka thënë se i ndalon çdo veprim presidentes në lidhje me dekretin e 6 marsit, njëkohësisht ndalon çdo veprim të Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.
Praktikisht, presidentja Osmani nuk mund të shpallë një datë për zgjedhje të reja, ndërsa Kuvendi nuk mund të mblidhet për të vazhduar seancën për zgjedhjen e presidentit, e nisur më 5 mars.


